Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka konfirmuar se ka arrestuar personin e dyshuar i cili kërcënoi përmes mesazheve profesorin e shkencave islame, Mustafa Bajramin.
Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Ismet Hashani ka thënë për Indeksonline se i dyshuari është shtetas i Kosovës, banor i Komunës së Drenasit.
“Rreth orës 19:00 Policia e Kosovës e ka lokalizuar të dyshuarin shtetas i Kosovës, banorë i Komunës së Drenasit, i cili dyshohet që të jetë autori i kërcënimeve përmes telefonit dhe i njëjti është sjellë në stacionin policor në Gjilan dhe është intervistuar në prani të avokatit”, ka thënë Hashani për Indeksonline.
Gjersa ai ka shtuar se me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndryshe, teologu Bajrami përmes një shkrimi në rrjete sociale kishte thënë se është dashur ndërhyrja e një personi tjetër (ndërmjetësues) që çmimi i haraçit të bie.
“Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë e njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar.
I them botërisht zotëriut dhe zotërinjëve të involvuar. Nuk ka forcë në këtë botë që mund të më detyrojë të bëjë diçka jashta vullnetit tim. Siç i kam quar selam mbrëmë edhe sot nga këtu i them; Pushka top iu bëftë se unë nuk frikohem. Kurrë dhe në asnjë mënyrë asnjë cent s’ka për ta marrë”, kishte shkruar Bajrami.
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip