Rruga “Ismet Krasniqi” në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë ku ndodhi ngjarja tragjike, vazhdon të jetë e bllokuar nga forcat e mëdha të Policisë së Kosovës, që po vazhdojnë të kryejnë hetimet e nevojshme mbi rastin që la të vdekur një person.
Trupi i pajetë i të vrarit pas hetimeve të kryera është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u dërguar në obduksion, shkruan rtk.
Ndryshe, vrasja ndodhi rreth orës 19:20.
Për motive ende të panjohura dyshohets e një grua ka vrarë me armë zjarri kunatin e saj.
Sipas policisë, e dyshuara N.M është vetëdorëzuar në polici.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahemti.
Ahmeti shtoi se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.
Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...