Policia në Mitrovicë është duke kontrolluar personat të cilët janë në vetizolim, kjo si pjesë e implementimit të masave kundër COVID-19.
Në njoftimin e policisë thuhet se kontrollet po realizohen nga zyrtarë policorë të uniformuar dhe në rroba civile, me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetizolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga institucioni kompetent e paraparë si masë parandaluese.
“Nisur nga fakti se ditëve të fundit është rritur numri i masave për persona në vetëizolim, kjo gjendje ka reflektuar që qasja policore të intensifikohet, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ, në të gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, po ndërmerren masa të intensifikuara duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetizolim”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Zjarri shkatërron muzeun e famshëm 40 vjeçar në Altadena
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të miturit në Korçë
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren