Policia po heton mbishkrimet serbe në muret e shqiptarit në Mitrovicë

14:14 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Në ditën e fundit të vitit 2017-të, në muret e shtëpisë së një shqiptari në Mitrovicë, janë hasur mbishkrime të gjuhës serbe, me motive provokuese.

Në mbishkrime figuronin mesazhe serbe ”Kosova është Serbi” ndërsa po ashtu qëndronte dhe figura e kryqit me 4S që nënkupton mesazhin (Vetëm uniteti shpëton Serbinë).

Ndërsa për klankosova.tv, Shkodran Sejdijaj, pronari i shtëpisë ku dhe janë hasur mbishkrimet, ka thënë se kjo është edhe një tjetër provokim i radhës që u bëhet shqiptarëve në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Klan Kosova ka arritur të kontaktojë edhe me Besim Hotin, Zëdhënës i policisë për rajonin e Veriut, ndërsa ka thënë se provokime të tilla ka nga të dyja palët.

Ai ka shtuar se këto raste vazhdojnë të hetohen në bazë të rrethanave se si ka ardhur deri tek një vepër e tillë, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme