Policia e Kosovës (PK) njofton se, bazuar në angazhimet dhe planifikimet e saja, vlerëson se situata e sigurisë është e qetë dhe stabile, por për të mbretëruar një situatë e tillë edhe gjatë përmbylljes së këtij fundviti dhe fillimit sa më të mbarë të vitit të ri 2018, janë paraparë masat e nevojshme policore, por kërkohet edhe një përkushtim dhe vigjilencë e shtuar e të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit tonë.
Në mesazhin e policisë së Kosovës, të bërë përmes një video-mesazhi nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, thuhet se Policia e Kosovës sikurse edhe viteve të kaluara, edhe për festat e këtij fundviti ka përgatitur planin operativ “Fund-viti 2017/2018”, për të ofruar siguri, rend dhe qetësi publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
“Qëllimi primar i këtij planifikimi dhe angazhimi i Policisë së Kosovës, është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale. Plani policor si pjesë shtesë parasheh edhe shtimin e prezencës dhe vigjilencës policore në lokacione dhe ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme, ku do të mbahen organizime festive, si dhe prezencën policore në trafik për orientim dhe mbarëvajtje të trafikut rrugor”, ka thënë Kelani.
Ai thotë se me qëllim të parandalimit të çfarëdo incidenti të mundshëm, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e vendit, që të bashkëpunojnë dhe të informojnë institucionet e sigurisë për çfarëdo parregullsie apo informacioni të dyshuar, duke përfshirë edhe informacionet apo parregullsitë e mundshme në trafik.
“Po ashtu PK-ja me theks të veçantë apelon tek çdo prind që të jenë më të kujdesshëm dhe më vigjilentë në parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse, fishekzjarrët, ku si pasojë e mospërdorimit adekuat të tyre vite më parë janë evidentuar incidente me pasoja të ndryshme. Në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme ligjore kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme gjatë festimeve të fundvitit”, thuhet në mesazhin e Kelanit, i cili në emër të Policisë së Kosovës ua ka uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës festat e fundvitit.
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...
Me arritjen e marrëveshjes e armëpushimit ndërmjet Izraelit ...