Policia Rajonale e Gjilanit ka dhënë sonte detaje rreth rastit tragjik që ka ndodhur në fshatin Pozheran të Vitisë.
Katër anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të vrarë në një rast që autoritetet do të vazhdojnë ta hetojnë.
Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, tha në një konferencë për media se Policia në Viti kanë marrë informacion rreth orës 18:00 për të shtëna në një shtëpi në Pozheran dhe se njësia më e afërt patrulluese ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pasi ka konstatuar se kemi të bëjmë me persona të vrarë janë thirrur njësia e hetimeve, ambulanta dhe prokurori.
Tutje, detaje dha Remzi Azemi, shef i Sektorit të hetimeve rajonale të Policisë.
Ai tregoi se njësia e hetimeve, forenzika dhe prokurori kanë dalë shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar ekzaminimet e nevojshme.
Shefi i hetimeve tha se tri viktima janë gjetur brenda shtëpisë dhe një në kopshtin e shtëpisë.
“Dyshimi i parë fillestar është se kryefamiljari ka kryer vrasjen e tre anëtarëve të familjes dhe në kopshtin e shtëpisë ka kryer vetëvrasje”, tha Remzi Azemi.
Sipas tij, hetuesit kanë intervistuar dëshmitarë porse në vendin dhe në momentin e ngjarjes nuk ka pasur dëshmitar.
Ditëve në vijim shefi i hetimeve tha se do të kontaktohen edhe autoritetet e vendit ku ka jetuar familja për të mësuar nëse atje është raportuar ndonjë rast penal i kësaj familjeje.
Katër trupat e viktimave janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Prishtinë, ku në Institutin e Mjekësisë Ligjore do të kryhet obduksioni./Arbresh.info/
Detaje nga vrasja e katërfishtë në Viti: Djali i dytë tentoi t’i ikë, por s’ia doli
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit