Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me nr.P.KR.nr.717/15, për ndalim, arrestim dhe dërgim në Qendrën e Paraburgimit për: Donika Kadaj-Bujupin, Albulena Haxhiun dhe Albin Kurtin, që të tre deputetë të Kuvendit të Kosovës.
“Personat e lartcekur janë takuar dhe ndaluar në rrugën e “UÇK-së”-Prishtinë. Policia me këtë rast është prezantuar dhe i ka njoftuar ata se janë në zbatim të një urdhër-arresti dhe se do të shoqërohen për në organet e drejtësisë. Tre deputetët që kishin urdhër-arrest, por edhe deputetët tjerë, përfshirë edhe disa aktivistë, kanë kundërshtuar realizimin e urdhëresë së gjykatës, duke bërë rezistencë për të mos lejuar arrestimin e të njëjtëve.
Gjatë ballafaqimit me turmën, prej disa dhjetëra personave, pesë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Njëri nga zyrtaret policor është sulmuar me grusht nga i dyshuari D. Ç. Për këtë është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar dhe pengim në kryerje të detyrës zyrtare”, ku për rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Policët e lënduar, kanë kërkuar dhe janë dërguar për trajtim në QKUK.
Policia, gjatë realizimit të detyrave të saja, për shkak të rezistencës nga turma është detyruar të përdorë forcën proporcionale, të përshtatshme dhe të arsyeshme për realizimin e veprimeve të saja ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ofrimit të sigurisë së përgjithshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...