Policia për 24 orë arreston 27 persona

10:51 | 19 Prill 2018
M. A.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe në 24 orët e fundit numri i aksidenteve ka qenë i lartë.

Në këtë periudhë, kanë ndodhur 37 aksidente, prej tyre 13 me të lënduar dhe 24 pa lëndime në njerëz.

Tutje, policia ka shqiptuar 1 mijë e 170 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Po ashtu, për 24 orë policia ka arrestuar 25 persona, 9 i ka dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme