Pas ngjarjeve të fundit në Leposaviq nëpër rrugë të qytezës, po patrullon njësia speciale për reagim të shpejtë.
“Njëkohësisht është pakësuar ndihma në njerëz që nga Leposaviqi deri më tash dërgohej në Mitrovicën veriore,në mënyrë që në këtë komunë të rritet numri i policëve”, ka deklaruar për b92 zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin Veri, Besim Hoti.
Hoti ka thënë se këto janë masat kryesore që Policia e Kosovës i ka ndërmarrë në rajonin e Veriut.
“Njësia rajonale e trafikut po bën kontrollimin e të gjitha automjeteve, veçanërisht në Leposaviq, po ashtu edhe policë të veshur civilë po kryejnë detyrat, si ditën ashtu edhe gjatë orëve të vona për ta ndaluar kriminalitetin”, ka thënë Hoti.
Në Leposaviq, në fundjavë, ka pasur tensione ndërmjet pjesëtarëve të Listës Srpska të Slobodan Simiqit dhe atyre Partisë së serbëve të Kosovës të Aleksandar Jabllanoviq.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...