Policia parandalon tri raste të kalimit ilegal të kufirit, iniciohen rastet penale për hetim

19:03 | 21 Dhjetor 2023
E.G

Policia e Kosovës në rrugën Koshuticë – Leposaviq në tri raste të ndara ka parandaluar kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra në drejtim të daljes nga territori i Kosovës.

Në rastin e parë është ndaluar vetura me targa serbe me dy të dyshuar në ët cilën ishte ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore, shkruan Arbresh.info.

“Vetura Hyundai, ngjyrë e hirit me targa serbe me dy të dyshuar meshkuj, në të cilën kishte të ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore (frezë)”, bën të ditur policia.

Në rastin e dytë është ndaluar një kamion me targa vendore në të cilin ishin ngarkuar drunjë.

“ Kamioni SCANIA me targa të RKS-së, të cilin e voziste i dyshuari mashkull dhe në kamion kishte të ngarkuar drunjë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në rastin e tretë është ndaluar një veturë me targa serbe në të cilën ishte ngarkuar vetura me ambalazh të birrave.

“Vetura e tipit SHARAN ngjyrë e hirit,  me targa serbe, me vozitës të dyshuarin mashkull, vetura e ngarkuar me ambalazh të birrave.”, njofton policia.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar tri raste “Kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare më tentativë”, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente./Arbresh.info/

 

Të ngjashme