Google ADS

Policia parandalon tregtinë ilegale, konfiskon dy automjete me filtra cigaresh që dyshohet se vinin nga Novi Pazari

20:06 | 13 Korrik 2023
E.H

Njësia kufitare e Policisë së Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Kushtovë të Leposaviqit.
Në njoftim thuhet se janë ndaluar tri automjete të dyshuara dhe gjatë kontrollit janë gjetur paketa me filtër të cigareve.

“Gjatë realizimit të kontrollit të këtyre automjeteve është konstatuar se kanë të ngarkuar paketa me filtër të cigareve. Sipas deklaratave të personave të dyshuar malli është sjell nga një person prej Novi Pazarit-Serbi në fshatin Soqanicë-Leposaviq, ku me pas ata e kanë ngarkuar mallin nëpër automjete për destinim në Mitrovicë”, thuhet në njoftim, shkruan Arbresh.info.

Rasti është trajtuar nga njësitë e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Leposaviq.

Lidhur me rastin është njoftuar prokuroria kompetente dhe me urdhër të tyre konfiskohen dy nga automjetet dhe malli, përderisa është iniciuar rasti ”Tregti e ndaluar” në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme