Policia e Kosovës, konkretisht njësitet patrulluese policore, dje rreth orës 19:00 gjatë vëzhgimit të rrugëve ilegale që shfrytëzohen për kontraband, më saktësisht në fshatin Zërnosek të Leposaviqit kanë ndaluar dy automjete të dyshuara.
Në njoftim thuhet se në automjetet me targa serbe kishte të ngarkuar pije alkoolike dhe kazan për prodhimin e rakisë të cilat nuk kishin dokumentacion për prejardhjen e tyre, përcjell Arbresh.info.
“1. Automjeti VW ngjyrë e kaltër, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar, në të cilin kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike (birrë) ne vlere rreth 1200 euro”, thuhet në njoftim.
“2. Automjeti Furgon Mercedes, ngjyrë portokalli dhe e bardhë, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar kazan(8 copë) që shërbejnë për prodhimin dhe përpunimin e pijeve alkoolike (raki) ne vlere rreth 5600 euro”, thuhet tutje në njoftim.
Malli është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor, kurse ndaj vozitësve janë zbatuar procedurat e zakonshme për kalim ilegal të kufirit./Arbresh.info
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani