Policia e Kosovës ka hasur në një automjet të ndaluar në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, e që dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në automjet ka pasur të ngarkuara mallra të ndryshme ushqimore të kontrabanduara, shkruan Arbresh.info.
Automjeti me mallra është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.
“Fsh. Joshanicë, Leposaviq 16.01.2024 – 21:30. Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur të ndaluar një automjet me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Kosovë. Gjatë kontrollit në automjet kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme ushqimore. Automjeti me mallra është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit