Policia e Kosovës ka ndaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Belluqe të Leposaviqit.
Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor pasi që në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës, shkruan Arbresh.info.
Mallrat janë dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Belluqe, Leposaviq 03.12.2024-11:00. Është shoqëruar në stacioni policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, mallrat janë dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...
Hamza: Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës ësht...
Aksioni i policisë në Pogradec, arrestohet një 65-vjeçar, iu...