Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të parandalimit të kontrabandimit me mallra dhe kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se këto dy raste janë iniciuar gjatë ditës së djeshme në veri të Mitrovicës.
Në rastin e parë, të dyshuarit i është gjetur mall i kontrabanduar; vegla pune dhe ngjyra të ndryshme, për të cilat nuk është dëshmuar dokumenti mbi prejardhjen.
“Me datën 19.03.2023 rreth orës 18:50, derisa njësia policore ka qenë duke realizuar patrullim rutinor, kanë ndaluar një veturë me targa te huaja, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari M.V (1993) shtetas serb. Policia e Kosovës kishte informacione paraprake për këtë automjet, si i dyshuar për aktivitete ilegale të kontrabandimit me mallra dhe gjatë kontrollimit të veturës është gjetur mall i kontrabanduar; vegla pune dhe ngjyra të ndryshme, për të cilat nuk është dëshmuar dokumenti mbi prejardhjen.
Automjeti me mallin e kontrabanduar është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa ndaj vozitësit janë ndërmarr veprimet policore lidhur me kalim ilegal të kufirit”, njofton policia e Kosovës.
Ndërkaq, në rastin e dytë nga njësiti policor përmes kamerave të sigurisë është vërejtur një automjet duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Njësitë policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ku ka bërë ndaljen e veturës BMW ngjyrë e zezë me targa te huaja të cilën e drejtonte vozitësi A.H (2002) shtetas serb.
“Me datën 19.03.2024 rreth orës 19:50, nga njësiti policor përmes kamerave të sigurisë është vërejtur një automjet duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Njësitë policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ku ka bërë ndaljen e veturës BMW ngjyrë e zezë me targa te huaja të cilën e drejtonte vozitësi A.H (2002) shtetas serb. Vetura dhe personi janë dërguar ne stacionin policor per procedura te zakonshme qe zbatohen ne këto raste.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne kryerjen e detyrave policore, ne veçanti parandalimit te kontrabandimit te mallrave dhe menaxhimit efektiv te kufirit shtetëror”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...