Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare kanë parandaluar dje dy raste të kontrabandimit me mallra nga Serbia në Kosovën.
Siç thuhet në njoftim, në dy rastet të ndara policia ka ndaluar dy automjete që bartnin mall të kontrabanduar, përcjell Arbresh.info.
Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Muçibabë, ku në veturën me targa vendore që po e drejtonte një serb janë gjetur 24 litra vaj, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral.
“Rasti i parë: Më 12.08.2023, rreth orës 04:46, njësitet e TASKFORCËS e DRPK Lindje, gjatë një pike vëzhgimi në fshatin Muqibabë, ka pikasur që nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall. Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa vendore, që drejtohej nga I.J., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral”, thuhet në njoftim.
Në rastin e dytë, në rrugën Muçibabë-Pasjan policia ka ndaluar një veturë me targa serbe, me drejtues serb, i cili po kontrabandonte dy paket mish dhe 640 shishe birra.
“Rasti i dytë: Më 12.08.2023, rreth orës 04:46, njësitet e TASKFORCËS e DRPK Lindje, gjatë një pike vëzhgimi në fshatin Muqibabë, kanë vërejtur që nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall. Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa serbe, që drejtohej nga M.S., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: dy paket mish dhe 640 shishe me birra”, thuhet në njoftim.
Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet të dorëzohen në Terminalin Doganor./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...