Policia parandalon kontrabandën me dele nga Serbia në Zub Potok

10:14 | 5 Shkurt 2024
E.G

Policia e Kosovës ka aparandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Banjë të Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollës së një veture janë gjetur të ngarkuara 9 krerë dele  pa dokumente dhe të cilat dyshohen se kanë hyrë nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve alterantive, shkruan Arbresh.info.

“Banjë, Zubin Potok   04.02.2024 – 15:30. Është ndaluar automjetin kombi të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, kurse pasagjer kishte qenë i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet të dyshuarit kishin pas të ngarkuara 9 krerë dele për të cilat nuk posedonin dokumente dhe dyshohet se përmes rrugëve alternative nga territori i Serbisë i kanë futur në Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është cilësuar si “Kontrabandim me mallra”.

Ndërkaq automjetet me bagëti janë dërguar në Doganën e Kosëovëës.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa automjete me bagëti është dërguar në Doganën e Kosovës.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme