Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit kanë realizuar operacione me qëllim të parandalimit të kontrabandës me mallra dhe kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror.
Sipas njoftimit, policia ka parandaluar kontrabandë në tri raste të ndara, shkruan Arbresh.info.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 09:10 në fshatin Mjak, Policia kufitare, konkretisht Njësiti TASK FORCË-Lindja, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës gjatë realizimit të detyrave të vëzhgimit kanë vërejtur një automjet duke hyrë nga territori i Republikës së Maqedonisë-veri në territorin e Republikës së Kosovës.
Automjeti i tipit Renault është ndaluar nga Policia dhe gjatë kontrollit është gjetur sasi e kontrabanduar e mallit ( duhan) si në vijim:
Duhan i papërpunum 8 thas me nga 10 kg,
Duhan i llojit Malboro 250 pako x 0.5 kg,
Duhan i llojit Sobrani 250 pako x 0.5 kg,
Duhan i llojit Oriental 75 pako x 0.5 kg,
Duhan i llojit Davidov 225 pako x 0.5 kg,
Duhan i llojit Slims 25 pako x 0.5 kg,
Duhan i llojit Virginia 100 pako x 0.5 kg.
“Sipas vlerësimeve fillestare nga kompetentët mbi 440 kilogram duhan sa janë sekuestruar kap me vlerën e tregut rreth 7 mijë euro dhe rreth 19 mijë euro shmangie nga akciza.”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është intervistuar një person i dyshuar me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti në procedure të rregullt për “kontrabandë me mallra”, përderisa malli i kontrabanduar dërgohet në doganë për procedura të mëtejme ligjore.
Rasti i dytë ka ndodhur dje rreth orës 23:20, gjatë punës operative dhe koordinimit të njësiteve policore kufitare në fshatin Kremeshtak të Zveqanit është identifikuar një automjet kombi transportues i braktisur, i cili pas kontrollit ka rezultuar të jetë i mbushur me mall të kontrabanduar nga Serbia në Republikën e Kosovës si: produkte higjienike, pije dhe ushqime.
“Gjithashtu, në këtë rast është identifikuar dhe kontrolluar edhe një automjet tjetër Passat me targa serbe, i cili dyshohet se ishte në përkujdesje/vëzhgim të rrugës gjatë kontrabandimit të mallit.”, njofton policia.
Gjatë kontrollit nga Policia janë gjetur edhe dy radiolidhje të cilat dyshohet se kontrabanduesit i kanë përdorë për qëllime komunikimi gjatë aktiviteteve të tyre ilegale.
Radiolidhjet dhe malli janë konfiskuar, malli mbetet për tu vlerësuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, përderisa në koordinim me prokurorin rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në rastin e tretë, Policia Kufitare ka pranuar informacionet se disa persona të dyshuar përmes vijës kufitare në fshatin Turiqicë, kanë kryer me automjete/traktor “kalim të paautorizuar të vendkalimeve apo vijës kufitare”
Sipas policisë, pas angazhimeve operative policore nga Njësia e përbashkët kufitare rajoni-Veriu, ka arrit të ndaloj një kaminonetë VË, një Golf 4 dhe një traktor.
Dyshohet se gjashtë personat e dyshuar kishin për qëllim prerjen e drunjëve dhe më pas kontrabandimin e tyre ne territorin e vendit tonë.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar në procedure të rregullt si “kalim i paautorizuar i vendkalimeve apo vijës kufitare”./Arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor