Policia e Kosovës ka parandaluar organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri.
Sipas njoftimit, policia ka hasur në pesë automjete të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë, shkruan Arbresh.info.
“Me date 02/03/2024 rreth orës 22:20 patrullat policore Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, bazuar në informacionin e pranuar per dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur pesë automjete të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë.”, njofton policia.
Ndaj ngasësve, policia ka shqiptuar gjoba dhe më pas i ka liruar.
“Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionin policor të trafikut dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje dhe më pas janë liruar .”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e polcisë.
“Organizimi I garave të shpejtësisë është një aktivitetet I rrezikshëm dhe I jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...
Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente