Policia e stacionit në Shtime bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, ka mbajtur ligjeratë me nxënësit e shkollave të mesme të ulta në Shtime, konkretisht në shkollat ‘’ Hasan Prishtina ‘’, ‘’Lasgush Poradeci’’dhe ‘’Bajram Curri’’ me nxënësit e klasave të VII-IX, me temë ‘’ Parandalimi i ngacmimeve seksuale’’.
Policia njofton se ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të policisë, të cilët kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e ngacmimeve seksuale.
“Gjithashtu nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit, përkatësisht të trajtimit e rasteve të ngacmimeve seksuale, masat ligjore dhe ndëshkimore, si dhe për pasojat që shkaktohen nga kjo dukuri”, njofton policia.
Tema e ligjëruar ka zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues.
Kësisoj, policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat e komunave tjera të rajonit të Ferizajt./Arbresh.info/
Gjesti ‘kapet’ me Gresën, e akuzon për shpifje: Mu të shkret...
Vullneti-Rezit: Ta kam gjetur topin që të ka humbur që një j...
Policia kontrollon hotelin pas vdekjes së Liam Payne, kërkoh...
Rusia aprovon traktatin me Korenë e Veriut për ndihmë ushtar...
Humb jetën një 57-vjeçar në Fier, dyshohet se pësoi arrest k...
Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve vizitoi Prokurorin...