Google ADS

Policia nuk mohon paralajmërimet për përdorim të forcës fizike

09:34 | 16 Korrik 2017
Arbresh.info

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë informuar se mund të përdorin forcës fizike ndaj secilit që thyen ligjin, në kohën kur një numër i bashkëatdhetarëve janë të pranishëm në Kosovë dhe pritet të vijën gjatë ditëve në vijim.

Këtë e ka mësuar arbresh.info nga pjesëtarë të Policisë dhe me të marrë informacionin i është drejtuar Policisë së Kosovës për të konfirmuar një gjë të tillë.

Policia e Kosovës nuk e mohuar këtë rast duke thënë se Policia detyrat dhe autorizimet e saj i ka të përcaktuara me ligj dhe Kushtetutë të Republikës së Kosovës.

“Autorizimi i përdorimit të forcës fizike nga pjestarët e PK-së po ashtu është e rregulluar me udhëzime dhe procedura standarde të veprimit dhe arsyetohet vetëm kur është e nevojshe, e domosdoshme dhe proporcionale. Respektimi i ligjit është obligim i secilit ndërsa Policia zbaton ligjin për të gjithë njësoj”, ka thënë Policia e Kosovës në një përgjigjje për portalin arbresh.info.

Ndërsa njohësi i Sigurisë, Avni Islami në një pronocim për portalin arbresh.info ka thënëse në rastet kur rrezikohet interesi nacional e shtetëror policia duhet t’i përdor mjetet e lejuara me ligj.

“Janë institucionet përkatëse qe çdo herë e monitorojunë punën e policisë. Këto janë të rregullaura me ligjin për policinë. Nëse rrezikohet interesi nacional e shtetëror, atehër policia duhet të përdor të gjitha mjetet e lejuara me ligj”, ka thënë Islami.

Ai më tej ka shtuar se policia vihet në shërbim të një grupi të caktuara për interesa personale ose grupore.

“Ka situata kur policia vihet në shërbim të një grupi të caktuar e që për interesa personale ose grupore e përdor policinë, në situata të këtilla qoftë oficieri që i merr urdhërat nga lart apo polici, ka të drejtë të mos i zbatoj urdhërat por vetëm në atë rast se rrezikohet jetën e njerëzve”, shtoi Islami.

Ditë më parë është raportuar se një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ushtruar dhunë fizike dhe kishte kërcnuar me jetë një mërgimtar i cili e kishte parkuar veturën në vend të gabuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme