Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të aktiviteteve policore gjatë verës dhe dimrit, ashtu si dhe aksionit të mbrëmshëm, përqindja e armëve të gjetura, në krahasim me veturat e kontrolluara, është një armë në disa qindra vetura të kontrolluara.
Përmes një njoftimi, Policia bëri të ditur se gjatë aksionit të mbrëmshëm janë konfiksuar 6 armë nga kontrollli i 2049 veturave në rajonin e Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, njofton se, 1473 armë janë konfiskuar gjatë vitit 2022 dhe 636 armë gjatë periudhës Janar-Korrik 2022.
“Policia, vetëm gjatë realizimit të Urdhrit Operativ (UO) ‘Sezoni veror 2022’ ka ndaluar e kontrolluar mbi 329 mijë vetura, kurse gjatë realizimit të Urdhrit Operativ ‘Sezoni dimëror 2022-2023’ ka ndaluar dhe kontrolluar mbi 160 mijë vetura. Numri i armëve të konfiskuara gjatë vitit 2022 është 1473 armë, kurse në periudhën janar-korrik 2023 janë konfiskuar 636 armë, këto armë nuk janë gjetur vetëm në vetura, por është numri i përgjithshëm i armëve të konfiskuara. Mbrëmë, më 08.08.2023, gjatë realizimit të UO ‘Goditja’ janë kontrolluar 2049 vetura (në rajon të Prishtinës 420), në këto vetura janë gjetur e konfiskuara 6 armë (3 në rajonin e Prishtinës).”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Referuar, të dhënave të veturave të ndaluara e kontrolluara nga policia, vetëm gjatë realizimit të urdhrit operativ ‘Sezoni veror dhe ai dimëror’ dhe gjatë realizimit të aktiviteteve mbrëmë, përqindja e armëve të gjetura, në krahasim me veturat e kontrolluara, është një armë në disa qindra vetura të kontrolluara.”, thuhet tutje.
Sipas Policisë, me këto të dhëna të ofruara nuk pretendohet të justifikohet armëmbajtja pa leje, apo minimizimi dhe relativizimi i kësaj dukurie, por të ofrohen të dhëna që mund të përdoren si pasqyrë lidhur me këtë dukuri.
“Më të dhënat e ofruara, nuk pretendohet të justifikohet armëmbajtja pa leje, nuk pretendohet të minimizohet kjo dukuri e të relativizohet, por të ofrohen disa të dhëna që mund të përdoren për të ofruar një pasqyrë më reale për dukurinë e armëmbajtjeve pa leje. Rreth luftimit të kësaj dukurie duhet aktivitet i përbashkët i institucioneve relevante në vend. Policia do të vazhdojë aktivitetet duke hartuar e zbatuar plane operative, duke ndërmarrë fushata vetëdijësuese dhe për të pasur suksese më të mëdha fton të gjithë qytetarët për bashkëpunim në këtë drejtim.”, bën të ditur Policia./Arbresh.info
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës