Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në Ferizaj.
Për nxënësit e shkollës së mesme të ulët ‘’Tefik Çanga’’ në Ferizaj dhe në shkollën e mesme të ulët ‘’Imail Qemali’’ në fshatin Prelez i Jerlive, janë shpërndarë rekuizita të ndryshme si: varëse për çanta, vizore dhe shirita vezullues që vendosen në krahë, po ashtu janë dhënë edhe disa mesazhe :
Të përdoren vendkalimet e shënjuar për këmbësorë
Nxënësit të kenë veshje me ngjyra reflektuese dhe të ndritshme kur ecin gjatë natës
Të kenë kujdes të shtuar gjatë lojërave të ndryshme, kur ato zhvillohen pranë rrugëve me komunikacion të zhvilluar
Ndërsa për shoferët janë dhënë disa mesazhe:
Të kenë kujdes gjatë ngasjes në afërsi të shkollave
Të mos përdoret telefoni gjatë drejtimit të mjetit
Të mos drejtohet mjeti nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike dhe psikotrope!
Të përdoret rripi i sigurisë etj.
Kësisoj kjo fushatë do të vazhdojë edhe në komunat tjera të rajonit të Ferizajt./Arbresh.info/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...