Sektori Kundër Dhunës në Familje, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë i Policisë së Kosovës mbajnë konferencë e cila i dedikohet hapjes së fushatës për të shënuar 16 Ditët e Aktivizimit, e titulluar ‘Roli i burrave në parandalimin e dhunës në familje’ që fillon nga 25 nëntori e deri më 10 dhjetor, nën sloganin “Mos e le askënd prapa”.
Konferenca do të hapet nga Naim Rexha zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë për Operativë, Jan Brathu, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe znj. Edi Gusia, kryeshefe e Agjencisë për Barazi, ndërsa do të ketë edhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Ndërsa në sesionin e dytë do të përfshihen ekspertë të fushës ku do të diskutojnë për atë se si të angazhohen burrat në rritjen e barazisë gjinore, parandalimin e dhunës së bazuar në gjini dhe dhunës në familje.
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...