Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.
Ky kallëzim penal është ngritur për shkak të një incidenti që kishte ndodhur më 9 shkurt 2021 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë, ku sipas disa videove të publikuara, Bulliqi shihet të jetë kacafytur me një qytetar të quajtur Ramadan Zymeri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Për këtë incident, Policia thotë se ka kryer veprime hetimore në koordinimin me Prokurorin e Shtetit dhe më 24 shkurt 2021, ka përcjell rastin në prokurori me kallëzim penal ndaj Bulliqit.
“Ju njoftojmë se Policia për këtë incident ka iniciuar rastin, Lëndim i lehtë Trupor dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit, ka kryer veprimet hetimore. Rasti është proceduar në Prokurori me datën 24.02.2021 me kallëzim penal, për çdo informatë shtese ju lusim t’i drejtoheni Prokurorisë Themelore në Prishtinë.” – thuhet në një përgjigje të Policisë së Kosovës për “Betimi për Drejtësi”.
Ky rast tashmë është duke u trajtuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në një përgjigje që “Betimi për Drejtësi” ka marr nga kjo prokurori, thuhet se prokurori i çështjes ka ndërmarrë veprimet procedurale për këtë rast ndërsa hetimet nuk kanë marrë ende një epilog.
“Referuar kërkesës suaj, lidhur me këtë rast ju njoftojmë se prokurori i çështjes ka ndërmarrë veprime procedurale në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Rasti është duke u trajtuar në Departamentin e Përgjithshëm.” – thuhet në përgjigjen e zyrtares për informim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ndryshe, më 9 shkurt 2021, qytetari Ramadan Zymeri e kishte denoncuar në Policinë e Kosovës, Shpejtim Bulliqin. Zymeri pretendonte se ishte sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga Bulliqi në shtëpinë e shëndetit në Podujevë.
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...