Policia neutralizon atentatorin e Brukselit, kishte plan fatal për një futbollist suedez
Sipas informacioneve më të fundit nga mediat e Belgjikës, bëhet e ditur se policia ia ka dalë të neutralizojë atentatorin e mbrëmjes së të hënës në Bruksel, i cili vrau dy tifozë suedezë dhe plagosi rëndë një tjetër.
Këta të fundit kishin udhëtuar në Belgjikë për të ndjekur përfaqësuesen e tyre në sfidën kualifikuese ndaj belgëve. Ndeshja që u luajt vetëm një pjesë u ndërpre më pas për shkak të aktit terrorist dhe frikës për jetën e gjithsecilit që ishte në stadium.
Për fat të mirë, policia e ka neutralizuar agresorin që ishte një radikal, mbështetës i ISIS ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse ai është vrarë apo arrestuar.
Ndërkohë, në orët e fundit flitet se agresori kishte në plan për të vrarë një futbollist të Suedisë, por që për fat të mirë dështoi në marrëzinë e radhës./ss
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen