Policia nesër aktivitet për nder të dhjetë vjetorit

16:09 | 15 Shkurt 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës nesër  me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të organizojë një aktivitet miqësor, bashkëpunues dhe vetëdijesues në aspektin e sigurisë.

Sipas njoftimit për media ky aktivitet policor do të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 deri 12:00, ku do të kenë rastin të paraqiten njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, si dhe disa fëmijë me uniforma policore dhe simbole shtetërore.

Për më tepër gjatë këtij aktiviteti do të shpërndahen broshura të ndryshme vetëdijesuese, lapsa kimikë, revista policore “Mbrojtësi” etj.

“Me këtë rast ftojmë mediat, fëmijët, prindërit dhe qytetarët në përgjithësi t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti policor, të bashkëbisedojnë me zyrtarët policorë dhe së bashku të festojmë 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme