Policia në teren, shqipton gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

23:06 | 17 Maj 2021
Përparim Bublaku

Edhe sonte Policia e Kosovës ka dalë në teren për të parë sa po respektohen masat anti-COVID.

Policia ka publikuar disa foto ku shihet zyrtarët policorë duke patrulluar në rrugë dhe lokale, dhe vërehet se kanë shkruar edhe dënime.

“Policia e Kosovës me zyrtarët e saj përveq parandalimit dhe luftimit të veprave penale, kujdes dhe përkushtim të madh po tregon edhe në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Kurajo dhe sakrifica e tyre në shërbim të vendit dhe qytetarëve tejkalon çdo barrierë dhe që nga dita e parë e shfaqjes së pandemisë po punohet me vendosmëri bashkë me autoritetet tjera në përballimin dhe tejkalimin e kësaj situate”, thuhet në njoftim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme