Të premten ka përfunduar procesi i konvertimit të patentë shoferëve ilegal të lëshuar nga Serbia, në ata të Kosovës.
Që nga sot (e hënë), Policia e Kosovës do të shqiptojë gjoba për përdoruesit e patentë shoferëve ilegal.
Ekipi i Arbresh.info po qëndron në veri të vendit, te ura e Ibirt, për të përcjellur nga afër patrullat e Policisë së Kosovës të cilat po bëjnë kontrollimin e patentë shoferëve.
Zyrtarët policor, gjatë këtij patrullimi, përveç kërkimit të patentë shoferëve për të parë nëse janë pajisur me patentë legal, ata po bëjnë edhe kontrollimin e bagazhit të veturave.
Ndërkohë, deri tani në këtë pikë statike te ura e Ibrit, policia bëri të ditur për Arbresh.info se nuk kanë hasur ende në ndonjë qytetar që nuk posedon patentë shofer RKS
Ndryshe, më 23 gusht ka qenë afati i fundit për konvertimin e patentë shoferëve nga ilegal në RKS. Mbi 6 mijë qytetarë serb kanë konvertuar patentë shoferët ilegal në RKS vetëm në katër komunat veriore të vendit./Arbresh.info/
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...