Në Skenderaj, policia ka realizuar dy bastisje.
Mbi bazën e informacioneve që kanë marrë autoritetet bastisja është kryer me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë ka sekuestruar dy armë, një pushkë automatike dhe një pistoletë, shkruan portali arbresh.info.
Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona të dyshuar: Sh. G., 39 vjeçar dhe B.A., 27 vjeçar, ku pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ‘’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’./arbresh.info/