Policia e stacionit në Shtime, në kuadër të planit operativ ‘’Siguria në shkolla ‘’ kanë realizuar një plan veprimi ‘’Stop mjeteve të ftohta dhe luftimi i dukurive kriminale “ në komunën e Shtimes.
Gjatë kësaj kohë janë kontrolluar disa nxënës të shkollave të mesme të larta që udhëtojnë me autobusë në Shtime.
Në komunikatë për media, thuhet se sipas planit të veprimit janë kontrulluar autobusët e linjave: Shtime – Pjetërshticë dhe Zborc, Shtime – Petrovë, Shtime–Davidovc-Rashincë-Muzeqinë-Vojnovc dhe Shtime – Godanc.
“Ky plan kishte për qëllim kontrollimin dhe informimin e nxënësve të shkollave të mesme, që mos të bartin me vete armë të ftohta ( thika, boksa të hekurit etj.), sepse ato janë të ndaluara me ligj dhe mund të kenë pasoja të rënda të lëndimeve. Plani opertiv ‘’Siguria në shkolla’’ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren