Google ADS

Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdijesimi për parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes

14:38 | 31 Korrik 2024
K.B

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të zhurmës dhe bezdisjes, ka filluar së realizuari aktivitetin e vetëdijesimit me moton: “Mos shkakto zhurmë-bezdisje”.

Policia njofton se përmes këtij aktiviteti dhe shpërndarjes së fletushkave synohet të vetëdijesohen qytetarët, e në veçanti veprimtaritë e bizneseve në parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes.

“Angazhimet e shtuara policore do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit veror, me prioritet kohor do të jenë orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, ku në fokus do të jenë zonat ku operojnë lokalet e natës, restorantet, kafeteritë e diskotekat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, polciia apelon tek qytetarët se nëse zhurma është e padurueshme dhe ju pengon, thërrisni Policinë në numrin 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme