Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdijesimi për parandalimin e armëve

14:17 | 15 Nëntor 2024
K.B

Policia e Kosovës ka shpërndarë fletushka me mesazhe vetëdijësuese për parandalimin e armëve në Mitrovicën e Jugut.

Sipas policisë përmes këtij aktiviteti synohet të vetëdijesohen qytetarët për pasojat dhe rrezikun e posedimit dhe përdorimit të armëve.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të mbajtjes dhe përdorimit te armëve, ka filluar së realizuari aktivitet vetëdijesimi me moton: “Për mos mbajtjen e armëve të paligjshme”. Përmes këtij aktiviteti dhe shpërndarjes së fletëpalosjeve, synohet të vetëdijesohen qytetarët për pasojat dhe rrezikun e posedimit dhe përdorimit të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thekson se mbajtja apo të përdorin armë, paraqet vepër penale ,,Për mbajtje në pronësi kontroll apo posedim të armëve, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm në Kosovë.

“Policia apelon kushdo qe ka informata për mbajtjen dhe posedimin të armeve , të lajmëroi Policinë në numrin 192”, thuhe tutje në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme