Policia e Kosovës në kuadër të planit ROADPOL për muajin nëntor ka realizuar realizuar 1,447 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 4,460 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “kamion dhe autobusë”.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, mësohet se janë shqiptuar 891 gjoba.
“Realizimi i Aktiviteteve Operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Nëntor 2023 – Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”
Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 06 deri 12 Nëntor 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,447 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 4,460 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “kamion dhe autobusë” ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 891 gjoba për kundërvajtje të ndryshme”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?