Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar se Policia tashmë e ka kirjuar një pistë të hetimeve për vrasjen e 16 vjeçarit dje në Prishtinë.
Në një prononcim për lajmi.net, ai ka thënë se janë në kërkim të një personi, por që ende nuk ka ndonjë urdhër-arrest.
“Ne e kemi krijuar një pistë te hetimeve, dhe një person po kërkohet nga Policia. Nuk kemi lëshuar urdhër-arrest, pasi disa kanë shkruar kështu”, ka thënë Borovci.
Tutje zëdhënësi i Policisë ka thënë se personi që po kërkohet mund të ndikojë në zbardhjen e rastit.
“Jemi duke i zgjeruar. Kemi një person në kërkim, i cili në një ose në formë tjetër kontribuon zbardhjes së rrethanave të këtij rasti. Për shkak të ndjeshmërisë dhe fazës fillestare të hetimeve nuk mund të japim informacione shtesë”, deklaroi Borovci.
Aulon Zeka u gjend i vrarë dje rreth orës 11:00 në rrugën “Gjon Sereqi”.
Ai do të varroset sot në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.
16 vjeçari ka qenë banor i lagjes “Kodra e Trimave” afër shkollës Zenel Hajdini.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...