Google ADS

Policia në kërkim të dy personave nga Podujeva

09:09 | 17 Janar 2022
A. B.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është në kërkim të dy personave në Podujevë pasi që të njëjtit kishin kanosur një qytetarë dhe zyrtarët policorë.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj kosovarë, i kanë dëmtuar veturën e tij. Të dyshuarit duke u drejtuar armën (AK-47) i kanë kanosur zyrtarët policorë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjete asgjë e dyshuar”, thuhet në raport.

Të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme