Google ADS

Policia në Gjilanit mban ligjëratë për sigurinë rrugore me nxënësit e parashkollorë

10:06 | 21 Nëntor 2024
E.K

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të promovimit të sigurisë dhe mbrojtjes së nxënësve në trafik, ka mbajtur ligjëratë me temën ‘’Siguria në komunikacion’’ e cila është realizuar me nxënës të nivelit parashkollorë.

Sipas njoftimit kjo ligjëratë kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi sigurinë rrugore dhe të ofroj këshilla të rëndësishme nxënësve për rregullat themelore në komunikacion rrugor.

Ligjërata së bashku me nxënësit në mënyrë praktike është përcjellë edhe me aktivitete të ndryshme.

‘Kjo ligjëratë kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi sigurinë rrugore dhe të ofroj këshilla të rëndësishme nxënësve për rregullat themelore në komunikacion rrugor si: ecjen në trotuar, kalimin e rrugës në mënyrë të sigurt në vendkalime të shënjuar për këmbësor, mësimi për sinjalizimet, njohjen me semafor dhe rroli i tij, shmangia e telefonave dhe pajisjeve elektronike kur kalojnë rrugën, përdorimi i rrobave të dukshme në mbrëmje ose në kushte të ndriçimit të dobët etj”, thuhet nw njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme