Policia në Gjilan realizon një aktivitet për mbrojtjen dhe parandalimin nga zjarri

13:41 | 3 Tetor 2023
K.B

Njësiti sektorial në komunitet i Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të detyrave, në bashkëpunim me drejtorinë komunale për mbrojtje dhe shpëtim të komunës së Gjilanit, me qëllim të parandalimit të zjarreve ka realizuar një aktivitet në disa fshatra të komunës së Gjilanit.

Në njoftimin për media thuhet se me këtë rast janë zhvilluar takime me përfaqësues të këtyre fshatrave dhe qytetar duke i njoftuar për pasojat dhe rrezikun nga zjarret, masat ligjore ndaj personave që shkaktojnë zjarre dhe rëndësinë e ruajtje së ambientit.

Po ashtu janë shpërndarë edhe broshura me këshilla përcjellëse për qytetaret.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse vëreni një zjarr që po përhapet jashtë kontrollit, ju lutemi thirrni menjëherë në numrat pa pagese 192 ose 112./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme