Njësite Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan ka filluar me fushatë vetëdijësuese dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve të bazuara në ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Sipas policisë, kjo fushatë vetëdijësuese është në kuadër të angazhimeve për ngritje të sigurisë në rrugë, me qëllim që për të kontribuar në uljen e aksidenteve të trafikut, mbrojtjes jetën e çdo pjesëmarrësi në trafik dhe thirrjes për respektimit të rregullave të trafikut nga të gjithë ngasësit, shkruan Arbresh.info.
“Në përputhje me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.”, thuhet në njoftim.
“Ne besojmë se me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të shmangim aksidentet e trafikut rrugor, me theks të veçantë të atyre me fatalitet dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...