Google ADS

Aksioni i policisë në Ferizaj me automjete dhe rroba civile

12:35 | 22 Tetor 2021
Arbresh.info

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhdon të identfikojë kundërvjatësit e ndryshëm në trafik, me qëllim që të parandalojë aksidentet në komunikacion.

Sipas policisë aksionet po realizohen nga policë të veshur me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Statcionin Policor në Ferizaj.

Patrulla e policisë me automjet dhe rroba civile identifikion kundërvajtës të ndryshëm dhe për cdo kundërvajtje që shkaktojnë shoferët e lajmëron patrullën tjetër e cila qëndron qindra metra larg për të shqiptuar gjoba, thuhet në njoftimin e plotë dërguar për portalin arbresh.info.

“Patrulla e policisë me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje dhe për çdo kundërvajtje që shkaktojnë shoferët lajmëron patrullën tjetër me unifomrë të stacionuar larg tyre dhe ndalojnë ata shofer kundërvajtës dhe u shqiptohen gjoba.

Gjithashtu një patrullë tjetër me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse,  sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Në kuadër të këtij aksioni policia nga data 01-21 tetor 2021 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 317 gjoba,

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,  27 gjoba,

(Heqje e patentë shoferit 27),

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 50 gjoba,

Kalimi i afatatit të regjistrimit , 97 gjoba,

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 77 gjoba,

Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 232 gjoba,

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 756 gjoba,

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 1110gjoba,

Gjithsej , 2666 gjoba”

Po ashtu, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, Policia fton të gjithë qytetarët që të lajmërojnë edhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme