Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot nga ora 10:00 , realizoi projektin ‘’Vera është e bukur , por…kujdes’’, ku në prani të medieve lokale, u shpërndanë disa fletushka sensibilizuese me disa porosi: parandalimin e vjedhjes nga vetura, kujdesi për veturën, kujdesi ndaj çantës, parandalimin e aksidenteve ne komunikacion, mos përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , mos përdorimi i Facebook-ut gjatë ngasjes , kujdesin ndaj zjarreve, festo pa armë , sjellja e qytetarëve në dasma e ahengje të ndryshme etj, transmeton arbresh.info/
Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.
Aktiviteti u mbajt në rrugën ‘Ahmet Kaçiku ‘’, afër qendrës ‘’Village & Shoping ‘’ në Ferizaj. Kësisoj, për disa ditë , do të shpërndahen fletushka edhe në komunat tjera të Ferizajt.
Tani, që pritet të kemi më shumë qarkullim të shtuar të automjete në rrugë, aktiviteti i policisë, pas fushatës sensibilizuese do të vazhdojë me masa të shtuara të policisë , me masa ndëshkuese deri ne fund të shtatorit.
Ishte, kjo edhe një përpjekje e policisë, që të zgjojnë vëmendjen e qytetarëve që të shtojnë kujdesin e tyre, ndaj dukurive negative, që po e përcjellin shoqërinë tonë./arbresh.info/
Haradinaj viziton Obiliqin, thotë se do të krijojë mjedis të...
Gërvalla takon shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, amba...
Afrim Tovërlani përzgjedh 11-shen ndaj Estonisë
Bisedat e Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, LDK-ja kërkon ...
Tuchel në bisedime për të marr drejtimin e kombëtares së Ang...
Britania e Madhe shpreh shqetësim për stërvitjet ushtarake t...