Policia e Kosovës njofton se të martën ka pranuar një informacion se një person në fshatin Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj posedon armë zjarri.
Policia menjëherë ka shkuar në drejtim të të dyshuarit dhe ka gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, përcjell Arbresh.info.
“Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe tek personi: H.R ( M/K) i moshës 57 vjeçar janë gjetur 3 armë të zjarrit : 1 pushkë automatike, 2 pistoleta dhe 100 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe fishekët.
Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”./Arbresh.info
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...