Policia në Ferizaj realizoi 195 urdhëresa të gjykatës gjatë muajit dhjetor

11:51 | 3 Janar 2024
E.K

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, vetëm gjatë mujit dhjetor-2023 ka realizuar 195 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar  do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për persona që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme