Google ADS

Policia në Ferizaj po heton rastin e sulmit ndaj gruas rome

15:09 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Policia e rajonit të Ferizajt, e ka marrë në përkujdesje gruan rome e cila sapo është sulmuar nga disa persona të panjohur në sheshin e kësaj komune.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, major Mehmetali Hajdini nga Policia e rajonit të Ferizajt.

”Patrolla policore iu është përgjigjur një thirrjeje për ndihmë që ka të bëjë me këtë rast. Momentalisht ajo gjendet në stacionin policor në pritje të arrijes së stafit të Qendrës Sociale për procedura të mëtejshme”.

Ai tha se e njëjta nuk po pranon të deklarohet rreth rastit, ndërsa flet në raste në gjuhë angleze.

Hajdini ka theksuar se policia me të arritur në vendin e ngjarjes nuk ka hasur në momentet e sulmit ndaj gruas rome, por janë të angazhuar në zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti për të identifikuar personat të cilët kryen këtë akt ndaj gruas.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme