Policia në Ferizaj nisin fushatën sensibilizuese për aplikim për punësim në Policinë e Kosovës

13:38 | 28 Shtator 2021
Arbresh.info

Policia në Ferizaj nëpërmjet një komunikate kanë njoftuar se kanë nisur fushatën sensibilizuese për aplikim për punësim në Policinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot nga ora 10:00 ka nisur fushatën sensibilizuese për aplikim për punësim në Policinë e Kosovës.

Policia , në prani të medieve lokale ka shpërdanë disa fletushka sensibilizuese për procedurat e aplikimit për punësim në Policinë e Kosovës , ku janë dhënë informata të nevojshme për procesin e aplikimit i cili do të nisë së shpejti.

KUSHTET MINIMALE PËR APLIKIM:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
  • Ta ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
  • Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
  • Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
  • Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
  • Të ketë integritet personal dhe vlera te larta etike ;

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM:

  • Formulari i aplikimit ;
  • Kopja e diplomës ;
  • Dëshmi për kualifikime të tjera ;
  • Certifikata e lindjes ;
  • Vërtetimi që nuk është nën hetime ;
  • Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës ;
  • Një fotografi të formatit 5×5 dhe udhëzime tjera mbi testimin .

Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim që gjeneratat e reja të dy gjinive , të të gjitha komuniteteve të aplikojnë për punësim në polici dhe ti shërbejnë qytetarëve të tyre.

Ky aktivitet u mbajt në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit ‘’, në qendrën ‘’Village & Shoping ‘’ dhe në fshatin Dubravë , tek komuniteti ashkanlinjë në Ferizaj.
Kësisoj, për disa ditë , do të shpërndahen fletushka edhe në komunat tjera të rajonit  të Ferizajt./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme