Policët e Komunikacionit Rrugor dhe policët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024” në Ferizaj
Gjatë patrullimeeve dhe pikave të kontrollit policia ka ndaluar disa persona, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.
Ndaj disa personave policia u ka shqiptuar gjoba për kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion, ndërsa janë konfiskuar edhe disa motoçikleta dhe skuterë për personat, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacionin e rregullt.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në trafikun rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin dhe apelojmë tek drejtuesit që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat, skuterët dhe trotinetët në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor dhe të pajisen me dokumentacion të nevojshëm”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...