Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 18 mars 2024 deri me 24 mars 2024 ka shqiptuar 1153 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 15 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa, janë raportuar 39 aksidente, prej tyre janë 17 aksidente me lëndime, 21 persona të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor./Arbresh.info
Për nder të Ditës Botërore të Fëmijëve, Kurti merr pjesë në ...
Fillojnë punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Lu...
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...