Google ADS

Policia në Ferizaj bënë apel tek qytetarët për kujdes ndaj zjarreve: Do të ndiqen penalisht shkaktarët

13:48 | 15 Korrik 2024
E.H

Policia rajonale e Ferizajt njofton se ka marrë masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të mjaftueshëm në menaxhimin e rasteve të zjarreve në rajonin të Ferizajt.

“Policia Rajonale e Ferizajt po angazhohet me përkushtim në parandalimin e zjarreve, duke koordinuar aktivitetet me institucionet lokale dhe agjencionet tjera përkatëse. Aktualisht në rajonin e Ferizajt nuk kemi asnjë vatër, apo lokalitet të përfshirë nga zjarret, por policia apelon tek qytetarët të kenë kujdes në përhapjen e zjarreve, të mos i djegin hapësirat fushore dhe pyjet”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash, në njoftim thuhet se policia do të jetë pakompromis ndaj të gjithë atyre që me qëllim shkaktojnë zjarre-vënie.

Policia bënë të ditur se do të ndjeken penalisht të gjithë personat/individët që shkaktojnë zjarr-vënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre ndodhin zjarret./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme