Policia: Në Facebook u shpërnda një video ku i dyshuari nxit dhe bën thirrje për urrejtje fetare

09:37 | 1 Prill 2024
E.G

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një faqe në Facebook janë shpërndarë video ku i dyshuari nxitë dhe bënë thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit të Ferizajt.

Sipas policisë, lidhur me rastin njësiti i hetimeve në konsultim me prokurorin ka inicuar lëndën e rastit e cila është ne procedure hetimore, shkruan Arbresh.info.

“NXITJE E PËRQARJES DHE MOSDURIMIT Ferizaj / 28.03.2024 – Është raportuar se në rrjetin social facebook nga një faqe është shpërnda një video ku i dyshuari mashkull kosovar nxitë dhe bënë thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit. Lidhur me rastin me datën 31.03.2024 njësiti i hetimeve në konsultim me prokurorin ka inicuar lëndën e rastit e cila është ne procedure hetimore.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme