Një operacion policor i realizuar me bashkëpunim ndërkombëtar, ka rezultuar në arritjen e arrestimin e tetë personave të dyshuar për kontrabanda me emigrant.
Realizimi i operacionit është bërë sot në orët e hershme të mëngjesit, i cili ka rezultuar me
arrestimin e tetë personave të dyshuar, për përfshirje në raste të kontrabandës me emigrant (sipas nenit 170 të KPK-së), transmeton Indeksonline.
Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Departamenti Kundër Krimeve të Rënda, është realizuar nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, i asistuar edhe nga njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës.
Si rezultat i planifikimeve dhe veprimeve operacionale policore, janë kryer shtatë (7) kontrolle në disa lokacione që shtrihen në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës si në Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
2 pasaporta të shteteve të ndryshme,
2 letërnjoftime të shteteve të ndryshme,
1 patentë shofer,
12 telefona të llojeve të ndryshme,
4 armë të shkurta të llojeve të ndryshme,
2 karikator dhe 40 fishek,
1 Ipad me 1 USB dhe
Disa dokumentacione të ndryshme relevante me rastin.
Këtij operacioni policor i ka paraprirë edhe një bashkëpunim i vazhdueshëm ndërkombëtar me autoritetet policore të shteteve të ndryshme të rajonit duke përfshirë edhe Slloveninë, nën asistimin dhe koordinimin e EUROPOL-it, në të cilat po ashtu janë realizuar operacione policore me karakter të njëjtë.
Me vendim të prokurorit kompetent të gjithë personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, thuhet në komunikatën për media.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...